Një nismë e veçantë dhe tepër interesante vjen nga kampionati irlandez i futbollit. Klubi i Bohemians FC, që garon në elitën e futbollit irlandez, ka vendosur të prodhojë disa uniforma të ekipit për tifozët që do të udhëtojnë në transferta.
Një bluzë ndryshe nga të tjerat. Përveç simboleve të klubit në qendër të uniformës do të jetë… Bob Marlei. Imazhi i legjendari xhamajkan të muzikës “Reggae” është portretizuar me të zezë në sfondin e bardhë të bluzës dhe një gjë e tillë ka dhënë menjëherë efekt.
Uniformat me një çmim prej 49 eurosh kanë “avulluar” të gjitha dhe klubi ka vendosur të krijojë të tjera. Me datë 6 korrik të vitit 1980, Bob Marlei ka dhënë një koncert të paharrueshëm në Dublin, në stadiumin “Daymount Park”, që është dhe stadiumi i Bohemians.
Një gjetje e tillë do të sjellë të ardhura në klub, ofron tifozërinë me ekipin dhe është një gjetje në aspektin e marketingut. Një gjë e tillë tërheq jo vetëm tifozët e futbollit, por dhe njerëz të ndryshëm dhe të thjeshtë.