Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë tragjike, pasi ish-kapiteni i Fiorentinës vdiq gjatë një grumbullimi me ekipin në një hotel. Ishte 4 marsi i vitit 2018 dhe Fiorentina do të përballej në Udine kundër bardhezinjve vendas. Vdekja e mbrojtësit nuk është harruar nga lojtarët, klubi dhe tifozët vjollcë, që e kujtojnë në çdo moment ish-liderin e tyre.
Numri 13 është tërhequr nga klubi në nder të Astorit ndërsa sot, klubi i Fiorentinës ka marrë një tjetër vendim. Siç raportohet nga mediat, Fiore i ka ofruar kontratë të përjetshme familjes së Astorit, të cilët do të përfitojnë përgjithmonë rrogën që Astori merrte.
Një gjest i madh nga klubi vjollcë dhe këto para do të shkojnë te familja e ish-kapitenit të tyre, që ka lënë pas nje vajze të vogel, Viktorian dhe bashkëshorten e tij, Francesken.