Gjesti i Klajvert i përlot të gjithë, i dedikon golin e parë ish-shokut të tij tek Ajaks

Mbrëmjen e kaluar, Roma triumfoi në shifrat 5-0 ndaj Viktoria Pëlzen, në sfidën e vlefshme për “UEFA Champions League”. Përveç rezultatit ajo çka ra në sy gjatë ndeshjes ishte momenti i golit të realizuar nga Xhastin Klajvert, i cili ishte i pari me fanellën e Romës në Champions për të.

Holandezi, i cili u transferua këtë verë në kryeqytetin italian, më parë ka qenë aktivizuar me Ajaksin. Momentin e golit Klajvert e festoi me një dedikim ndaj ish-shokut të tij të skuadrës tek Ajaks, Abdelhak Nuri. I biri i Patrik Klajvert mban mbi shpinë gjithashtu numrin 34, në nder të mikut të tij. Pas golit të shënuar Klajvert tregoi përpara të gjithë tifozëve fanellën e Romës, me numrin 34 dhe me emrin e Nuri mbi fanellë.

Historia e trishtë e Nuri pothuajse dihet nga të gjithë. Ish-talenti i Ajaks, vitin e shkuar, më saktë në korrik, në një miqësore ndaj Verder Bremen, pësoi një atak kardiak. Pasi u transportua në spital dhe nën kujdesin e mjekve, Nuri pësoi dëmtime të mëdha në tru. Mesfushori ishte në koma për një kohë të gjatë, deri në muajin gusht të këtij viti, ku nga familjarët e tij u tha që 21-vjeçari ka një përmirësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *