Gjermania rikthehet në fron pas 2 vitesh pritjeje

Gjermania ka kurorëzuar një javë fantastike në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer në majën e renditjes së FIFA-s për herë të parë prej dy vitesh.

Pas fitores ndaj Kilit në finalen e Kupës së Konfederatave, Gjermania ka parakaluar Brazilin, që tashmë është i dyti, dhe Argjentinën, që zbret e treta.

Çudia është Polonia, që është ngjitur në vendin e gjashtë në botë, nga i dhjeti që ishte një muaj më parë. Kurrë në histori Polonia nuk ka pasur një pozicion kaq të mirë.

Portugalia është e katërta, duke u ngjitur 4 vende, ndërsa Zvicra e pesta, duke u ngjitur gjithashtu 4 vende.

Renditje fantastike edhe për Suedinë (e 18-ta, 16 vende më lart se muajin e shkuar), ndërsa Islanda është ngjitur 3 vende dhe tashmë është e 19-ta, si kurrë në historinë e vet.

Kuriozitet: a e dini cila është kombëtarja që ka ngjitur më shumë shkallë në renditjen botërore këtë muaj? Andorra, tashmë është e 129-ta, 57 vende më lart se muajin e shkuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online