Gjeniu që u largua nga PSG për një fjalë goje! Tuchel të mahnit, i mundi të gjithë trajnerit e mëdhenj me 0 gol të pësuar

0

Në Angli po flasin të gjithë vetëm për trajnerin Tuchel! Ky i fundit e ka shndërruar menjëherë Chelsean, ndërsa qershia mbi tortë ishte kualifikimi në fazën gjysmëfinale të Champions League dhe arritja në finalen e FA Cup. Loja e zhvilluar nga Chelsea është me fytyrë të re nga stili i Tuchel, por akoma edhe më mbreslënëse janë statistikat. Ky trajneri arriti që në tre muaj të mposht Pep Guardiolën, Jurgen Klopp, Diego Simeonen në dy ndeshje, Jose Mourinho dhe Carlo Anchelotin. Çfarë mund t’i shtohet më tepër gjithë kësaj? Ah po, nuk ka pësuar asnjë gol të vetëm në këto gjashtë përballje.

Por rasti vërtet i rrallë ka ndodhur me Tuchel kur ishte te PSG, teksa do të shkarkohej pas një batute të përkëthyer gabimisht nga gazetarët. Cila ishte arsyeja? Fjalët e Tuchel për një media teksa shprehej: “Të jem i sinqertë, në gjashtë muajt e parë unë pyesja veten: “A jam trajner unë? Apo jam një politikan sporti ose më saktë një ministër sporti? Ku është roli im i trajnerit në një klub të tillë?”. E teksa vetë Tuchel vendoste në dyshim rolin e tij brenda PSG për shkakun e cilësive të jashtëzakonshme që kanë futbollistët francez, drejtuesit nuk e kanë menduar dy herë që të japin shkarkimin gjashtë muaj përpara mbylljes së kontratës. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.