Telashet sapo kanë filluar për Nejmar. Futbollisti brazilian është akuzuar nga një grua për përdhunim, ngjarje kjo që sipas saj ndodhi në një hotel në Paris më datë 15 maj. Nejmar u kundërpërgjigj me anë të rrjeteve sociale duke e cilësuar këtë si një histori të trilluar.
Me kalimin e orëve mediet braziliane po zbulojnë akoma dhe më shumë mbi këtë ngjarje. Së fundmi ka dalë në dritë një raport mjeko-ligjor i bërë më datë 21 maj. Sipas këtij raporti gruaja, identiteti i secilës është ende i paditur ka hematoma dhe gërvishtje.
Krahas lëndimeve fizike në raport shkruhet mbi gjendjen e rënduar psikologjike në të cilën ndodhej personi në fjalë. Simptomat e stresit post tramautik ishin të dukshme me probleme në stomak dhe gjendje ankthi deri në deprision.
“UEL SPORTS” raporton se ditën e sotme një grup policësh ka udhëtuar drejt kompleksit stërvitor të federatës braziliane për të marrë në pyetje 27-vjeçarin.