Avioni në të cilin u zhduk Emiliano Sala është gjetur në mëngjesin e ditës sotme. Sulmuesi argjentinas dhe piloti anglez Dejvid Ibotson u zhduk nga radarët dy javë më parë në kufirin detar midis Francës dhe Anglisë.
Autoritetet shtetërore të Britanisë së Madhe dhe Francës pezulluan kërkimet katër ditë pas zhdukjes së lojtarit, por një kompani franceze hapi një fushatë për të ndërmarrë një kërkim privat (lexo këtu), diçka që për të cilën u grumbulluan mbi 300 mijë euro. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave u dhuruan nga futbollistë të famshëm si Adrien Rabio (50 mijë euro), Kilian Mbape (30 mijë euro) dhe Dimitri Paje (10 mijë euro).
Ishin pikërisht kërkuesit privatë ata që kanë gjetur avionin pas kërkimeve me radar në zonën, ku avioni u zhduk. Të dyja familjet e të prekurve janë njoftuar për gjetjen e aeroplanit.