“Gëzuar datëlindjen”! Vjen në gjuhën shqipe, Vllazninë e uron klubi i Anglisë që është më i vjetëri në botë

Një ditë e veçantë është kjo e sotmja për Vllazninë pasi feston datëlindjen e 103-të. Shkodranët janë themeluar në 16 shkurt të vitit 1919, duke i dhënë futbollit shqiptar prej vitesh emra të spikatur që do të përfaqësonin shtetin tonë nëpërmjet Kombëtares. 103 vite histori, me 9 tituj kampion, 7 Kupa dhe 2 Superkupa.

Urime të shumta kanë ardhur për Vllazninë, por më i veçanti është ai që ka mbërritur së fundmi. Bëhet fjalë për ekipin që garon në nivelet e ulëta në Angli, Sheffield Football Club. Por simbolika është e madhe pasi bëhet fjalë për skuadrën më të vjetër në botë që ende luan futboll në bazë të njohjes nga FIFA. “Në këtë ditë, në 1919 u krijua edhe Vllaznia, ekipi shqiptar më i vjetër. Gëzuar datëlindjen”, shkruhet në shqip urimi nga Sheffield Football Club. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online