100% të dueleve të fituara/ Armando Broja ishte “vaksina” e Maguire, mbrojtësi tjetërsohet kundër Brighton

Shumë komente fyese dhe tallëse erdhën për Maguire në fundin e ndeshjes mes Manchester United dhe Southampton. Të gjithë po e prisnin që mbrojtësi të gabonte dhe të tregohej i ngathët për të humbur në shpejtësinë e sulmuesit shqiptar, por deri në minutat e fundit të takimit, lojtarët nuk u vendosën kurrë në një duel tek për tek. Përveçse një momenti në pjesën e parë ku Broja tentoi që të pasonte për Adams dhe topi u bllokua nga Maguire.

Mundësia e dytë për ta kaluar Maguire në një duel të tillë ishte ajo e minutës së 87, ku Broja u tregua “i pashpirt” me kundërshtarin. Kaq duhej që rrjetet sociale të shpërthenin për të treguar se Maguire po shpikte një mënyrë të re për të mbrojtur, atë pa e parë kundërshtarin. Megjithatë duket se Broja ka qenë “vaksina” e Maguire që ishte tërësisht i transformuar ndaj Brighton. Mbrojtësi ishte një nga më të mirët e ndeshjes teksa fiton 100% të dueleve ajrore, kishte 90% pasime të sakta, fitoi 80% të dueleve në tokë dhe njëkohësisht hoqi 5 topa të rrezikshëm që po vinin në drejtim të portës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online