Nuk është rastësi! Teknika e Southampton po bën revolucion në futboll, një lojtar duhet të shtrihet në tokë mes minutës 60-70

Southampton po korr rezultate positive në Premier League. Ekipi i Hasenhutl ka arritur që të fitojë kundër Totenhemit dhe të barazojë ndaj Manchester United në dy ndeshjet e fundit. Por përtej skemave të trajnerit, cila është risia e vërtetë nga kjo skuadër ku ndodhet edhe Armando Broja? Në bazë të një vëzhgimi nga “The Athletic”, tregohet se në 14 nga 24 ndeshjet e fundit, një prej lojtarëve të Southampton duhet të shtrihet në tokë për të kërkuar trajtim mjekësor. Një veprim ky që nuk ka të bëj me dëmtimin real, por i jep mundësinë lojtarëve të tjerë për të marrë një xhel me energji, që thuhet se ka shumë karbohidrate.

Ish-fizioterapisti i Ëolves, Phil Hayëard, është shprehur se xhel përmban shumë energji dhe futet në qarkullimin e gjakut shumë shpejt, duke i kërkuar edhe ekipeve të tjera që ta përdorin si strategji. Zakonisht kjo taktikë nga ana e Hasenhutl përdoret kur ndeshjet janë ende me histori të hapura dhe jo të mbyllura me rezultat të thellë, si përshembull ajo humbje ndaj Liverpulit kur shifrat ishin 4-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online