“Gezohem që u njohëm”?! Meunier tregon bisedën me presidentin e Realit: E kupton që më dëmtove Hazardin?

Eden Hazard ishte një nga blerjet e bujshme të Realit të Madridit, por që në fund nuk i justifikoi kurrsesi paratë e shpenzuara për ta sjellë në kryeqytetin spanjoll. Belgu ka rënë shpesh herë pre e dëmtimeve, gjë që ka shqetësuar së tepërmi presidentin Florentino Perez. Këtë e vërteton edhe historia e treguar nga Thomas Meunier, i cili tregon bisedën me presidentin e Realit pas duelit mes PSG-së dhe galaktikëve në Champions League ku Hazard mbeti i dëmtuar pas një përplasjeje me mbrojtësin belg.

“Pas ndeshjes, unë jam në korridor dhe shoh Florentino Perezin. I shtrëngoj dorën dhe i them ‘Gëzohem që ju njoha‘. Dhe pastaj ai përgjigjet në frëngjisht: ‘Gëzohem që u takuam? A e kuptoni që e keni lënduar Eden Hazard? Dhe ju më thoni, “Gëzohem që u njohëm?!”. Unë thashë: “Unë e lëndova Eden Hazard? Pra, është faji im që ai u lëndua atje?”. Ai [Perez] tha, ‘Po, po, është faji yt!’“, ka treguar Thomas Meunier./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online