Gega-Shkëmbi, “skaneri” para Superiores

Skënder Gega dhe Bledi Shkëmbi kanë folur në “RTSH Sport” pas ndeshjes Teuta-Partizani në trofeun “Pascucci”, teksa kanë analizuar gjendjen e skuadrave të tyre, për paraqitjet në këtë trofe, por edhe për lëvizjet në merkato.

GEGA – “Jemi të ngarkuar. Jam i kënaqur me atë që bëri skuadra. Sytë i kemi te ndeshja e 17 gushtit me Skënderbeun. E kam thënë që jam i kënaqur me grupin që kam, nuk jemi perfekt, kampionati është tjetër gjë. Prurjet e reja duan kohë.

“Mensah luan në të dy krahët, ashtu sikur Progni. Ai nuk është 100%, do kohë. Luajtëm 4-2-3-1, që nuk jemi stërvitur kështu. Ndaj edhe nuk morën vlerësim pozitiv. Hebaj? Është lojtar i mirë, është profesionist. Raste humbin të gjithë. Është një lojtar i fituar”.

“Mbrojtja? Kemi edhe Bitrin e Ibrahimin për në qendër. Bëmë mirë në ndeshjen e parë. Më bëhet qejfi që e morën seriozisht këtë trofe”.

“Besoj se jemi gati, ndeshja me Mariborin ishte një shenjë optimizmi. Nuk ka diferenca të mëdha. Besoj se klubi do na mbështesë. Djemtë po japin maksimumin”.

SHKËMBI – “Presim më shumë, jam i kënaqur. Ndeshja me Lirinë ishte më e mirë, por nuk krahasohen dy ekipet, pasi Partizani është më lart. Merkatoja them se është e mbyllur. Në përgjithësi jam i kënaqur me ekipin. Them se ky kampionat do jetë më i forti i këtyre viteve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online