Gega: Partizani ka potencial për titull, nuk e di pse Hebaj nuk po funksionon

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja në Kamzë, edhe pse e pranon se pjesa e parë ishte e dobët dhe rastet e humbura në pjesën e dytë janë shqetësim më vete. Në “Gol pas Goli” në Supersport, trajneri i të kuqve ka folur edhe për Hebajn, i cili sërish u duk shumë i vetmuar në sulm.

“Është për t’u lavdëruar Kamza, luajti shumë fort, me grintë dhe na vendosi në vështirësi të mëdha. Edhe fusha nuk ishte e mirë dhe lojtarët e patën të vështirë. Në pjesën e dytë skuadra u përmirësua, ishte e vëmendshme dhe gjeti hapësirën për të shënuar, ndaj jam shumë i kënaqur për fitoren dhe paraqitjen.”

Hebaj? Nuk hyri në lojë në pjesën e parë, nuk e di pse, sepse në stërvitje është paraqitur shumë mirë dhe fizikisht është mirë. Ndoshta i duhet pak kohë, duhet të ambientohet. E njeh futbollin shqiptar, mentalitetetin tonë, por kur luan në një ekip të ri është gjithnjë pak e vështirë fillimisht. Më vjen keq që humbëm shumë raste për gol në pjesën e dytë.”

Progni e Asani? U ulën në stol për shkak të ndeshjes në Korçë, ku nuk ishin në lojë. Megjithatë, jam i kënaqur nga skuadra dhe nga lojtarët që u futën në pjesën e dytë, përmirësuam shumë gjëra në pjesën e dytë, edhe pse më vjen keq për rastet e humbura.”

Fillimi me 3 pikë në dy ndeshje? Ne kemi pretendimet tona, nuk mund të kënaqemi asnjëherë me kaq. Në ndeshjen e parë u mundëm në fund, sot kam pretendime për penalltinë dhe dua ta rishoh më vonë, sepse mund të kishte pasur pasoja shumë negative për ne. Duhet ende pak kohë, pas ndeshjes kundër Kastriotit do të mund të themi se cilit grup i përkasim në renditje, por Partizani e ka potencialin për të luftuar për titull. Sot nuk duhet të harrojmë që mungonin edhe “Guerrilsat”, që janë shumë të rëndësishëm, sepse Partizani nuk është mësuar të luajë në heshtje”, përfundon trajneri i të kuqve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online