Gazetari flet për sjelljen e tifozëve në Tiranë: Nëse do të ishin shqiptarë jashtë vendit, do të shpreheshim se na nxinë faqen

0

Një panik dhe tmerr i vërtetë ishte në Tiranë një ditë para finales së Conference League. Policia duhej të përballej me dy tifozeritë, Romës dhe Feynord, që kishin dalë tërësisht nga binarët. Ndërkohë Mentor Kikia i ftuar në “Open” që transmetohet në “Neës 24”, ka prekur edhe pjesën e inferioritetit që kanë shqiptarët.

“Tani duhet të futemi tek pjesa e inferioritetit tonë se po të ishin disa shqiptarë tifozë jashtë do fillonim ne, na nxinë faqen, na turpëruan. Ndërsa sot kemi tifozë të huaj këtu. Kujtojmë se policia jonë protestuesit e Teatrit i shtriu në tokë. Ne nuk duhet të na kompleksojë duhet t’i pranojmë disa gjëra, nuk do të na shohë dikush me sy të keq nëse nuk i ndalojmë dot të thyejnë xhama. Pra është një kompleks që kemi me vet. Duhet të kemi më shumë respekt për veten.”, tha Kikia. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.