Gazetari e kritikon, Jarmolenko gati për sherr!

Andrij Jarmolenko nuk i duron shumë kritikat, sidomos kur ato vijnë nga Ukraina.Sulmuesi i njohur ukrainas, i cili tashmë është pjesë e Uest Hemit në Angli, u paraqit dobët në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez, në fushën e Brajtonit  ku skuadra e tij u mund 1-0. Kjo bëri që gazetari ukrainas Vladimir Kobelkov ta kritikonte ashpër, diçka që e ka tërbuar yllin ukrainas.

Sulmuesi ka folur për mediat ukrainase dhe e ka sfiduar gazetarin: “Po ju bën të ditur ndeshjen time të radhës. Nuk mund ta dëgjoj më këtë gazetar, ndaj e ftoj të ndeshemi. Dua të marr hak për ato që ka thënë për mua dhe jam gati për duel, ballë për ballë, unë kundër atij. Kam luftuar që i ri dhe nuk më mungon eksperienca”.

Natyrisht, një deklaratë provokuese drejtuar kritikut të tij, që zor se do e pranojë sfidën, por ndërkohë u bë i famshëm, nëse ky ishte plani i tij.

Jarmolenko është lojtar kyç te Ukraina dhe ka pasur një start të mirë sezonal tek Uest Hemi, duke qenë vendimtar në disa ndeshje me golat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online