“Gazetarët holandezë e shikojnë fat finalen në Tiranë”, Lekbello kujton sfidën me Fejnordin: Na sponsporizoi një furrë buke

Pas 31 vitesh, Fejnordi zbarkon përsëri në Tiranë. Por këtë herë përballë nuk do të ketë Partizanin, po një klub të madh si Roma. Një nga protagonistët në fushën e lojës në përballjen me holandezët, Artur Lekbello, kujton në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” ndeshjen me Fejnordin. Ish-portieri i Partizanit ka dhënë së fundmi edhe një intervistë me gazetarët holandez dhe zbulon se Fejnordi e sheh si fat zhvillimin e finales në Tiranë.

“Ata e njohin Tiranën, por e njohin në daljen e Shqipërisë nga tranzicioni. Ata i shokoi. Fejnordi beson te Tirana. Para një muaji erdhën 7 gazetarë që intervistuan në Tiranë dhe merrnin mendime të ndryshme. Ata shpresonin që ekipi i tyre do të dilte në finale, megjithatë i druheshin Olimpikut të Marsejës. E quajnë si fat në Tiranë, e quajnë si besim në vetvete. Ndeshja mes Partizanit dhe Fejnordit? Është ndryshe ’91-shi me tani. Atëherë komisari i fushës detyroi të vinte një sponsor dhe u afrua një i bukës nga Roterdami që me dashamirësi na sponsorizoi“, ka thënë Artur Lekbello./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *