Ndeshja mes Jeniseit dhe Akhmat Groznit ka përfunduar me rezultatin 1-1. Nga një pikë për të dy ekipet, ndërkohë që lojtarët shqiptarë nuk ishin pjesë e formacioneve respektivë.
Enis Gavazaj e ndoqi përsëri ndeshjen nga stoli i Jeniseit, që regjistron ndeshjen e dytë pa humbje, pas fitores së javës së kaluar kundër Dinamos së Moskës në transfertë.
Nga stoli i nisën ndeshjen dhe Bekim Balaj me Benard Berishën, ndërsa Roshi vazhdon të jetë i dëmtuar. Anësori ofensiv i Kosovës u fut në fushë në minutën e 70, menjëherë pas golit të avantazhit të Akhmatit, që shënoi me anë të Mohamadit.
Vendasit fituan një penallti 9 minuta përpara fundit të ndeshjes, të cilën e ktheu në gol Kiçin. Një minutë më pas u fut në fushë dhe Bekim Balaj, por minutat ishin të pakta për sulmuesin shkodran dhe ndeshja nuk pati më gola.
Jenisei renditet në vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Akhmat Grozni renditet në vendin e dhjetë me 20 pikë të grumbulluara.