Dibala, Juventusi e Reali: Perez ka dërguar një sinjal

Paulo Dibala një emër që vazhdon të qarkullojë te Reali i Madridit. Në klubin mbretëror në Spanjë e pëlqejnë argjentinasin, i cili ëhstë prej kohësh nën vëzhgim.

Pas verës pasive, pa afruar asnjë emër të madh, presidenti Florentino Perez do të jetë i detyruar që të investojë në merkaton e janarit, për të përforcuar sulmin.

Afrimet e Nejmar dhe Mbape janë shumë të vështirë dhe kjo bën që Dibala të rikthehet në modë, si mundësi për ta transferuar sulmuesin, duke shpenzuar më pak se 100 milionë euro. Juventusi nga ana tjetër, nuk konfirmon asnjë propozim nga Reali i Madridit.

Nga ana e tij, presidenti Perez deklaroi se nuk do të hidhet në sulm për Dibalan prej janarit, apo të nisë kontaktet pas shpinës së Juventusit. Një sinjal i qartë për marrëdhëniet e mira, që ekzistojnë me bardhezinjtë dhe për të evituar bashkëpunime të tjera pas transferimit të Kristiano Ronaldos, me Marselon që ka shfaqur dëshirën të luajë në Torino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online