Gavazaj: Goli jashtë fushe, tepër i rëndësishëm

Mesfushori kosovar mendon se lojtarët do të jenë dyfish të motivuar për të synuar kualifikimin. Beson se tifozët do ta ndihmojnë ekipin si në Korçë

Leonard Trebicka

Te Skënderbeu ka optimizëm për ta kaluar edhe turin e tretë të Europa League. Të gjithë lojtarët e shohin plotësisht të mundshëm kalimin e Mladës, pavarësisht humbjes në Çeki. Enis Gavazaj, i cili ishte ndër më të mirët e ekipit në mbylljen e sezonit të fundit, është aktivizuar nga stoli ndeshjet e fundit. Në Çeki ishte pikërisht ai që i dha më shumë impuls lojës sulmuese të Skënderbeut, duke e kërcënuar portën kundërshtare me dy-tre gjuajtje nga distanca. Kosovari që luan në të dy krahët e mesfushës, në një intervistë për “Sport Ekspres”, shpreh besimin e madh për kalimin e turit, por bën apel për kujdes dhe përqendrim maksimal. “Nëse Skënderbeu bën lojën e tij, pak rëndësi ka forca e kundërshtarit”, – thekson mes të tjerash mesfushori Gavzaj. Ja intervista e plotë e tij:

Gavazaj, si do ta konsideronit rezultatin e ndeshjes së parë me Mladën, sa shanse kualifikimi ju je?

– Rezultati i Çekisë na lë të shpresojmë. Humbja 2-1 është më e përshtatshme se ajo 1-0, që ishte deri në minutat e fundit të ndeshjes. Fakti që kemi shënuar gol në fushë kundërshtare na bën të mësojmë se mund ta përmbysim në kthim dhe të kalojnë në raundin tjetër. Barazuam, por për fat të keq, nuk mundëm të mbanim rezultatin pozitiv. Pësuam një gol të dytë nga pakujdesia, që na prishi shumë punë, por e ritheksoj se kemi shpresa të mëdha kualifikimi.

– Çfarë ndodhi në ato momente të fundit, kur u ndëshkuar sapo kishit barazuar?

– Nuk e di, ndoshta ishte moment shpërqendrimi, pasi ende nuk kishte përfunduar festa e golit të barazimit. Nuk ishim aq të vëmendshëm, pra në maksimumin tonë, ndaj dhe pësuam atë gol. Na vjen keq, por do të mundohemi ta rikuperojmë.

– Sa e vështirë do të jetë ndeshja në Elbasan, ku ju bën punë vetëm fitorja?

– Siç çdo ndeshje në Europë, sidomos në turin e tretë, është mjaft e vështirë. Mendoj se duhet të jemi dyfish të përqendruar dhe njëkohësisht të motivuar për të bërë më të mirën tonë në ndeshjen e kthimit. Jam i bindur se me seriozitet dhe me impenjim maksimal, do të arrijmë ta kalojmë me sukses ndeshjen dhe Skënderbeu do të jetë në “play-off”.

– Tani e njihni më tepër Mladën. Ku mendoni se i ka pikat e forta dhe të dobëta të saj?

– Do të thosha se është më mirë të përqendrohemi te vetja, pra vetëm te loja jonë. Të jemi shumë më shumë grup dhe të luajmë me përqendrim. Të tjerat nuk besoj se do të na interesojnë shumë. E them këtë, pasi nëse Skënderbeu luan siç di ai dhe jep maksimumin në fushë, nuk është problem forca e Mladës.

– Luani në Elbasan dhe jo në Korçë. Sa ndikon ky fakt për ju?

– Sigurisht, do të ishte me mirë të luanim në fushën tonë, por edhe në Elbasan do t’ia dalim. Kemi marrë premtimin e tifozëve tanë se do të jenë të shumtë në numër në atë ndeshje, për të na dhënë mbështetjen e tyre. Kjo ka më shumë rëndësi. Të gjithë bashkë ia arrijmë qëllimit.

– Nëse flasim me përqindje, sa mundësi kualifikimi ka Skënderbeu?

– Nuk dua të flas me përqindje. Por po them sërish se, nëse ne luajmë si grup, do ta kalojmë Mladën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online