ZYRTARE/ Karioka zyrtarizon lamtumirën, por e ardhmja…

Zhan Karioka largohet zyrtarisht nga  Kukësi. Edhe pse u lajmërua që të martën e shkuar, sot mesfushori brazilian përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Kukësin si dhe falënderoi të gjithë ata që bashkëpunuan me të. Karioka lë të hapur derën e merkatos, duke mos specifikuar nëse karriera e tij do të jetë në Shqipëri apo jo. Diçka sinjalizon, lojtari ndodhet në Tiranë dhe asnjë mundësi nuk përjashtohet. Një humbje e madhe për Kukësin, pasi 28-vjeçari ka qenë një titullar  fiks në formacionin e kampionëve dhe nga më të spikaturit në këto dy sezone.

“Sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Kukësit, për të cilin kam shumë dashuri. Dua të falënderoj zotin që e hapi këtë derë dhe më bekoi, po ashtu gruan time që ishte gjithmonë në anën time, duke me dhënë mbështetje. Falënderoj familjen time dhe miqtë e mi. Nuk mund të lë pa falënderuar presidentin Safet Gjici, zyrtarët e klubit, trajnerët që kam punuar këtu, grupin e lojtarëve dhe kryesisht tifozët që më kanë trajtuar gjithmonë me shumë dashuri dhe respekt. Respekt për fansat! Në këto 2 vjet klubi kam luajtur 90 ndeshje, kam fituar 3 tituj (Superkupën, Kupën dhe titullin kampion). Kam luajtur në dy kualifikuese të Europa League-s dhe një të Champions League-s, edhe pse ka pasur shumë vështirësi ne i kemi kaluar me sukses. Shume faleminderit dhe zoti ju bekoftë të gjithëve. E ardhmja? Në duart e zotit, sepse ai e di se çfarë është më e mirë për mua”, përfundon Karioka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online