Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, u njoftua në konferencën për shtyp pas Milan-Lacio se Bakajoko kishte shkuar te tifozët duke valëvitur fanellën e Açerbit, si trofe lufte, gjest që ka ngjallur reagime të ashpra.
“Kërkojmë falje për atë gjest. Ka ardhur koha që klubet e mëdha të kufizojnë përdorimin e rrjeteve sociale nga lojtarët e vet. Ata duhet të përqendrohen më shumë te stërvitja, sesa te tastiera e telefonit“, tha trajneri kuqezi.
Më pas, Gatuzo foli për gjykimin dhe doli kundër Igli Tares, pasi drejtori i përgjithshëm i Lacios kritikoi ashpër arbitrin: “Më duket e tepruar ajo që ka thënë Tare. Ose kam parë ndeshje tjetër unë, nuk e di, por arbitrimi m’u duk në lartësinë e duhur. E përsëris, Tare më duket se e ka tepruar“.