Milani mori një triumf mjaft të rëndësishëm për sa i përket garës për një vend në Champions, ku një natë më parë mposhti Atalantën në Bergamo me shifrat 1-3. Pas ndeshjes, trajneri Xhenaro Gatuzo, foli për mediat ku u ndal të diskutonte mbi momentin që po kalojnë kuqezinjtë e tij si dhe mbi dyshen Piatek-Paketa.
MOMENTI – “Ky Milan po e shijon veten, lojtarët janë entuziastë dhe janë të lumtur që luajnë dhe stërviten bashkë. Nuk duhet ta humbasim këtë moment. Ajo çka është më e rëndësishme, është se lojtarët po i vendosin në punë të gjithë kualitetet e tyre në punë dhe kjo gjë është e dukshme.”
PIATEK-PAKETA – “Piatek dhe Paketa duhet të jenë shumë të lumtur për atë çfarë po japin, por në qoftë se ata paraqiten mirë, kjo është edhe falë shokëve të skuadrës. Mendoj se këtë gjë e dinë edhe vetë ata. I gjithë ekipi po punon mirë dhe duhet të punojmë për të mbajtur këtë rendiment.”
ÇALHANOGLU – “Mendoj se në dy ndeshjet e fundit, Çalhanoglu ka filluar të na japë shumë kualitet. Përqafimi me të? I respektoj të gjithë dhe jemi shumë harmonik me njëri-tjetrin. Është detyra ime që të përgatis çdo lojtar për të dhënë më të mirën në fushë.