Gatuzo: Mbrojtja super, por në sulm nuk bëmë asgjë

Xhenaro Gatuzo e cilësoi si një hap mbrapa paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në përballjen kundër Lacios. Para mikrofonit të “RAI SPORTS”, tekniku i Milanit analizoi çfarë nuk shkoi te skuadra e tij në këtë takim.

“Ishte një hap mbrapa përsa i përket nivelit të lojës që kemi shfaqur gjatë ndeshjeve të fundit. Kishim kundër një skuadër shumë fizike, por mbrojtjta jonë bëri shumë mirë.  Fatkeqësisht në fazën sulmuese lamë për të dëshiruar, nuk i dhamë asnjë top Piatekut”.

“Mund të kishim bërë mirë, por duhet të merren parasysh karakteristikat e lojtarëve. Për shembull Laksalt nuk është aq i mirë me topin sa Rodrigez, ai preferon të bëjë sprinte në sulm. Borini nuk është Çalhanoglu, por ata duhet të pushojnë ndonjëherë dhe gjëja e duhur ishte të provonim diçka ndryshe”.

“Gjithë merita u takon djemve të mi. Kam qenë shumë me fat që besojnë tek idetë e mia. Tani jam i fokusuar që ti marr maksimumin atyre”, përfundoi Gatuzo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *