Gatuzo: Kujdes Kievon! Ibra? Të shkatërron nëse je i dobët!

Fitoret me goleadë përballë Sasuolos dhe Olimpiakos kanë rikthyer qetësinë në kampin milanist. Megjithatë, kalendari nuk lë mundësi për pushim dhe në “San Siro” vjen Kievo.

Xhenaro Gatuzo e di mirë që asnjë ndeshje nuk është e thjeshtë dhe kërkon të mbajë të karikuar ekipin e tij. Trajneri i Milanit komenton dhe disa lojtarë në veçanti, ku nuk mungojnë fjalët e mira për Patrik Kutronen.

KIEVO – “Nesër duam tri pikët. Po pësojmë gola sistematikisht, duket si një ndeshje e lehtë në letër, por nuk është aspak kështu. Kievo është një skuadër shumë e përgatitur nga ana taktike dhe ata janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde. Na duhet të minimizojmë gabimet teknike. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Unë jam i përqendruar te Kievo dhe nuk e di fare se më kë luajmë më pas.  Kemi treguar shumë mangësi, por duhet t’i korrigjojmë. Na nevojitet kohë, ja pse duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.”

ÇALHANOGLU – “Zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me Romën, por ka kaluar një muaj dhe pastaj pësoi një rënie. Duhet të kërkojë saktësinë, në disa raste ndalon topin dhe mendohet shumë. Nuk duhet ta bëjë, ka talent dhe këmbë që të sigurojnë 10 gola. Duhet të qëndrojë i qetë, ndërsa ne duhet ta vëmë në pozita goditje.”

KUTRONE – “Që në sezonin e kaluar më vinte në vështirësi. Nuk zbavitem kur e lë në stol. Kutrone ka aftësinë për të shënuar dhe të ndryshojë ndeshjen me entuziazëm dhe dinamizëm. Nuk jam i prerë për vendosjen “4-3-3”, ndonjë ndeshje e gaboj, por mund të luaj me dy sulmues, por të dy ata duhet të punojnë jashtë zakonisht shumë. Kutrone po na jep një dorë të mirë me karakteristikat dhe fuqinë e tij, kur futet gjatë ndeshjes. Kjo është diçka që e ka brenda vetes. Nuk e di nëse është më mirë ta nisë nga stoli ose jo. Duhet të jetë krenar për grumbullimin në kombëtare. Tani e ka pak keq kaviljen, por do të shkojë dhe do vendosë kombëtarja. Jam shumë krenar për të.”

RODRIGEZ – “Është një lojtar, i cili na e bën lojën shumë të thjeshtë. Jam i kënaqur me lojën që po zhvillon, sepse është një lojtar, i cili mund të bëjë mirë të dy fazat e krahut. Është i aftë të çlirohet nga presingu i kundërshtarit dhe mund ta çojë aksionin përpara, por në të njëjtën kohë është i aftë të bëjë mirë dhe fazën mbrojtëse.”

BLERJET E REJA – “Jam i kënaqur. Kastihejo nuk luajti mirë kundër Olimpiakosit, por ai dhe Laksalt luajtën shumë mirë kundër Sasuolos. Bakajoko duhet të japë diçka më shumë. Noshta nuk kam arritur t’ia ngulis në kokë idetë e mia taktike dhe mbaj përgjegjësi. Kemi detyrën ta përmirësojmë si lojtar. Nuk është një problem komunikimi, thjesht nuk po e vendos në kushtet për t’i marrë maksimumin.”

IBRAHIMOVIÇ – “Nuk mund të flas për lojtarë, të cilët nuk janë pjesë e kontingjentit tonë. Ibra është një lider, ka personalitet të madh. Nëse nuk je i fortë, ai të shkatërron. Nëse klubi do të vendoste të bënte diçka, do të bënim një zgjedhje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online