Gatuzo i qartë: Duhet ndeshje e madhe edhe me Kaljarin

Gatuzo dhe Milani i tij rikthehen të luajnë në Serinë A pas ndeshjeve të kombëtareve dhe do të përballen mbrëmjen e nesërme ndaj Kaljarit në Sardenjë. Në konferencën e zakonshme përpara sfidës,  tekniku i Milanit nuk dëshiron të nënvlerësojë kundërshtarin. “Ne kemi nevojë për një ndeshje të madhe, sepse nuk do të jetë aspak e lehtë.”

HIGUAIN – Tekniku gjithashtu është pyetur në lidhje me shterpësinë e Higuain në këto javë të para. “Ai ka uri të madhe për gol dhe është një lojtar që po bën mirë.”.

DONARUMA – “Ka nevojë për vazhdimësi, po mëson akoma më shumë edhe nga Reina. Nuk dëgjon atë që thonë të tjerët për të”.
KALDARA DHE BAKAJOKO –  Numri një i kuqezinjve është pyetur dhe për sa i përket afrimeve të verës si Kaldara dhe Bakajoko. “Matia ka nevojë për kohë dhe ka gjithashtu besimin e të gjithëve. Bakajokos i duhet pak kohë, sepse vjen edhe nga një ligë krejtësisht të ndryshme nga e jona. Është duke punuar shumë, së shpejti duhet të mësojë gjuhën, unë dua të shoh më shumë në dhomat e zhveshjes. Ka shumë lojtarë të cilët flasin anglisht dhe frëngjisht, por ai insiston të mësojë gjuhën italiane dhe më pëlqen që ai kërkon nga vetja”.

MUNGESA E KUTRONES – Dëmtimi i Kutrones është një tjetër çështje që shqetëson Gatuzon, por ai duket i qetë. “Patrik është një lojtar që na duhet. Mendoj që problemi i tij nuk është dhe aq serioz dhe shpresojmë që ta kemi të gatshëm që të enjten”.

PIRLO – Ndërkohë Andrea Pirlo pak ditë më parë deklaroi se Milani është ekipi që luan më mirë. Gatuzo si gjithmonë mbetet i njëjti edhe kur vjen fjala tek komplimentet. “Komplimentet nuk më interesojnë”, ka përfunduar “timonieri” i Milan.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online