Gatuzo i beson verbërisht Elseid Hysajt, Napoli i mbyll llogaritë me Spezian në 45 minuta

Napoli mbyll llogaritë e ndeshjes ndaj Spezias që në pjesën e parë, teksa djemtë e Gatuzos shënuan 3 gola. Zielinski në të 15-tën dhe Osimhen në të 23-tën dhe në minutën e 44-t, mjaftuan për të bombarduar portën e Spezias. Tashmë napoletanët ngjiten në vendin e dytë dhe presin ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit ditën e nesërme.

Hysaj e nisi nga minuta e parë e takimit, por shqiptari u ndëshkua me kartonin e verdhë. Trajneri Gatuzo po i beson verbërisht mbrojtësit shqiptar në këto momente delikate të skuadrës, pavarësisht se lojtari i Kombëtares e ka bërë të ditur largimin e tij nga Napoli në fundin e sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online