E mbyllur/ E prisnin të gjithë që të largohej nga Barcelona, Nejmar zyrtarizon vendimin me PSG

Dy vite më parë Neymar deklaroi se i kishte kërkuar drejtuesëve të PSG-së të lejonin transferimin e tij tek Barcelona. Braziliani e shprehu hapur dëshirën e tij për të luajtur me ish shokun e skuadrës, Lionel Mesi. Megjithatë, kjo histori është lënë pas dhe tashmë Neymar është mjaft i lumtur tek klubi parizien.

Ditën e sotme, sulmuesi ka rinovuar kontratën me PSG deri në vitin 2025. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Neymar ështe shprehur mjaft i lumtur për këtë rinovim.  “Është një kënaqësi e madhe të vazhdoj aventurën me PSG, pasi jam shumë i lumtur në Paris. Është një krenari e vërtetë të jesh pjesë e kësaj skuadre. Këtu jam rritur si person, si njeri dhe si lojtar.”- është shprehur Neymar.

Të dyja palët do të bëjnë të pamundurën që ta sjellin trofeun e Uefa Champions League në Paris. Pavarësisht milionave të shpenzuar në transferimin e lojtarëve, duker se Lille do të shpallet kampione e Francës këtë sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online