Gasperini: Ne ekip që vrapojmë? Boll me këtë histori!

Atalanta luan nesër në darkë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe jo vetëm. Zikaltrit nga Bergamo janë një fitore larg kualifikimit në Champions Ligë. Diçka magjike për ekipin e Gasperinit, që ka një bërthamë të fortë prej 3 vitesh, fiton dhe luan një futboll fantastik.

Pavarësisht kundërshtarit që ka përballë, Atalanta synon gjithmonë të fitojë ndeshjen duke zhvilluar futbollin e saj dhe duke dominuar. Xhan Piero Gasperini ka folur në konferencën për shtyp, duke mos mohuar faktin që tensioni është prezent. Trajneri zbulon kthesën e madhe të sezonit dhe faktin që e bën krenar që stërvit Gjimshitin me shokë.

Tension ka, pasi jemi shumë afër arritjes së objektivit. Jemi një hap larg realizimit të qëllimit tonë. Do të ishte një sukses historik për ne. Për fat gjithçka është në dorën tonë. Eliminimi nga Kopenhageni pas gjuajtjeve të penalltive ndoshta ishte fat, pasi nuk do të arrinim të zhvillonim një sezon të tillë. Kishim sakrifikuar një sezon për t’u kualifikuar në Europë, por duke e parë sot, mund të them që aty nisi kampionati që kemi zhvilluar deri tani.

Dua të theksoj diçka që më bën krenar. Skuadra është rritur shumë psikologjikisht me kalimin e kohës. Mendoni pak ndeshjet që kemi qenë në dizavantazh. Djemtë kanë kërkuar gjithmonë përmirësimin, në stërvitje dhe ndeshje. Identifikohemi si një skuadër që vrapon shumë, por unë mendoj ndryshe. Ne luajmë futboll.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *