Arbitrat e Superiores marrin besimin e UEFA-s, dy shqiptarë do të gjykojnë në tyrin e dytë të Ligës së Konferencës

UEFA ka përcaktuar trupat gjykuese për përballjet e tyrit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dy arbitra të “Abissnet Superiore”-s kanë marrë besimin e qeverisë europiane të futbollit. Bëhet fjalë për Juxhin Xhajën dhe për Eldorian Hamitin.

Juxhin Xhaka është caktuar arbitër kryesor në përballjen mes Steauas së Bukureshtit dhe CSKA 1948, e cila luhet më datë 3 gusht në orën 19:00. Ndihmësit e tij do të jenë Nertil Bregasi dhe Arbër Pema, ndërsa rolin e gjyqtares së katërt do ta ushtrojë Emanuela Rusta.

Ndërkohë, Eldorian Hamitit i është besuar dueli mes Sepsi Georges dhe CSKA-së së Sofies. Ky takim do të zhvillohet në datën 3 gusht në orën 19:00. Rojtarët e linjës në këtë përballje do të jenë Denis Rexha dhe Erind Burgu, ndërsa në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Erjon Bastari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online