Gallata e radhës, Kukësi e bën baltë me stadiumin

Kukësi na ka ofruar ndër vite çudi nga më të ndryshmet, saqë tanimë askujt nuk i bën më përshtypje. Mbetemi te ky sezon dhe ndërrimi i shpeshtë i stadiumit ku luan ndeshjet. Gjithçka nisi me “Loro Boriçin”, për të kaluar më pas në “Elbasan Arena”. Mungesa e tifozëve në këto impiante bënë që drejtuesit të vendosnin të zhvendoseshin në Kamzë.

Pak javë aty dhe justifikimi këtë herë ishte fusha jo e mirë, që i pengonte verilindorët. Elbasani ishte shtëpia e verilindorëve sërish, por as aty nuk u pëlqeu fusha. E kishin zgjedhur për fushë të mirë atë impiant, por me Partizanin u hapën sërish dyert e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër. 10 mijë lekë bileta, kurse më 1 prill njoftojnë se takimi i radhës në Kupë me Teutën mund të ndiqej me 0 lekë.

Ditën e sotme ka ardhur transferimi i ri. Që nga e mërkura në Kupë Kukësi rikthehet të luajë në Kamzë, prej orës 16:00. Gjysmëfinale, Skënderbeu rivali, ndaj me shumë mundësi sërish do të jetë hyrja falas në tribunën përkarshi. Edhe pse nuk ka njoftim zyrtar, me gjasa  miqtë dhe ata që duan ta shohin nga tribuna kryesore, do duhet të paguajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *