Galiani piketon goditjen e parë, një ish-milanist për sulmin e Monzës

Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani kanë arritur akordin për blerjen e klubit të Monzës, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Adriano Galiani, administratori i deleguar i klubit, ka filluar punën për përforcimin e ekipit dhe një ish-sulmues i kuqezinjve mund të jetë goditja e parë për klubin, që militon në kategorinë e tretë italiane.

Bëhet fjalë për Alberto Xhilardinon, ish-Kampion Bote me Italinë, i cili ka luajtur për tre sezone me klubin e Milanit. Drejtuesit kanë marrëdhënie shumë të mira me sulmuesin 36-vjeçar. Xhilardino mbylli sezonin e kaluar me Specian në Serinë B dhe është një lojtar i lirë.

Ai nuk mund ta refuzonte ofertën e dyshes së famshme të Milanit dhe do të ishte gati të zbriste një kategori më poshtë, në një klub plot entuziazëm dhe ambicie si Monza, që është gati për të rilindur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online