Albian Ajeti: Doja Zvicrën, nuk ishte zgjedhje e vështirë për mua

0

Albian Ajeti duket se e ndjen me shpirt fanellën e Zvicrës dhe për këtë nuk kemi se pse ta sulmojmë se pse nuk zgjodhi Shqipërinë. Ndonëse vëllai i tij Arlindi luan për ngjyrat kuqezi, sulmuesi ka rrëfyer për “blick.ch” se që në vitin 2011 ai e kishte ëndërruar që të luante për Zvicrën. Albioni thekson se për të nuk ka qenë aspak një zgjedhje e vështirë.

“Për mua nuk ka qenë kurrë një temë e madhe, për ekipin kombëtar zviceran që kam dashur gjithmonë, madje që nga vitit 2011”.

“Në një ndeshje në “Jakob-Park” që Zvicra po luante me Bullgarinë, unë kapja topat dhe shihja në fushë Shaqirin. Mendoja: Edhe unë do të jem një ditë aty!

Kujtojmë që Albian Ajeti u aktivizua në ndeshjen e fundit që Zvicra luajti me Islandën, duke shënuar dhe një gol.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.