Gafa e boksierit bullgar, një puthje i rrezikon karrierën

Boksieri i njohur bullgar Kubrat Pulev ndodhen në një moment tejet të vështirë të karrierës së tij, e gjitha kjo për shkak të një veprimi të çmendur.

Në përfundim të dueli të së shtunës ndaj Bogdan Dinut, Pulev u intervistua nga gazetarja amerikane Gloria Allred, për habinë e të gjithëve boksieri vendosi të puthe papritmas gazetaren. Në një reagim në mediet sociale, bullgari u shpreh se gjithçka në rregull dhe se ai dhe gazetarja ishin shokë të ngushtë dhe gjithçka ishte një shaka që ishte kuptuar. Mirëpo, ngjarjet e fundit tregojnë të kundërtën.

Gloria Allred njoftoi së fundmi se do ta padisë 37-vjeçarin për ngacmim seksual. Kjo çështje mund të sjellë pasoja fatale për karrierën e boksierit, të cilit nuk i kanë mbetur shumë vite në karrierë. Pulev pritej që të luftojë në fund të sezonit për një titull kampion bote, por ky lajm mund t’ia heq këtij këtë mundësi dhe së bashku me të miliona dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *