Dule: E vlerësojmë Elbasanin, por objektivi ynë është i qartë

Tomori ka qenë pushim këto dy javë dhe beratasit janë stërvitur maksimalisht për ndeshjen e radhës me Elbasanin, që konsiderohet mjaft e rëndësishme. Për SportEkspres.com, trajneri Santiliano Dule deklaron se ai së bashku me stafin teknik kanë punuar në nivelin maksimal, kryesisht në aspektin taktik. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë rikuperuar edhe të dëmtuarit, duke bërë që Tomori të jetë i plotë kundër verdhebluve.

“Gjatë kësaj periudhe pa ndeshje na u krijua mundësia që të punojmë në ‘top’ nivel, me dy seanca stërvitore në ditë. Gjendja fizike e të gjithë lojtarëve është e mirë, të gjithë janë të gatshëm për 90 minutat e sfidës në Elbasan. Ajo ndeshje është vlerësuar në maksimum nga ne. E dimë që do të kemi një kundërshtar të vështirë, por kjo nuk na tërheq nga synimi ynë”, theksoi Dule.

Më tej ai shtoi: “Luajmë me një kundërshtar që ndodhet poshtë nesh në renditje, por ne e mendojmë si ndeshje të vështirë. Gjithsesi janë të gjitha mundësitë që nga kjo ndeshje të dalim me pikët e plota. Besoj se do të kemi mbështetje të madhe edhe nga tifozeria jonë”.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online