Gabimi i tij ndezi hovin e kundërshtarëve, Gjimshiti bën ndjesë publike: Për ata që vuajtën në pjesën e dytë…

Atalanta ka siguruar ditën e sotme edhe matematikisht biletën për në Champions League sezonin e ardhshëm. Megjithatë ndaj Xhenoas nuk e kanë pasur aspak të lehtë, në një ndeshje që përfundoi me shifrat 3-4. Protagonist në një episode negative ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili gaboi në golin e parë të kundërshtarëve, që më pas morën hov dhe tundën rrjetën edhe dy herë të tjera duke vënë në rrezik edhe fitoren e Atalantës.

Mbrojtësi shqiptar ka vendosur të kërkojë ndjesë për të gjithë ata që vuajtën në pjesë të dytë për shkak të gabimit të tij, ndërsa nuk nguron të shprehë krenarinë për mbërritjen në Champions League për të 3-tin sezon radhazi.

“Forca! Edhe një vit në Champions League. Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Për ata që vuajtën në pjesën e dytë … më vjen keq”, shkruan Berat Gjimshit në rrjetin e tij social në “Instagram”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online