Fyerjet në derbi, Komisioni Disiplinor vendos për Bejl

Garet Bejl do të jetë i gatshëm për Realin e Madridit në të dyja Klasiket që do të luhen në një afat kohor të vetëm tre ditëve. Kjo ishte në dyshim, pasi Komisioni Disiplinor po shqyrtonte një gjest fyes të bërë nga uellsiani pas shënimit të golit në ndeshjen ndaj rivalëve të Atletiko Madrid.

Komisioni Disiplinor pati vënë çështjen në shqyrtim dhe pas kësaj vendosi të mos ketë dënim në ndeshje, por vetëm një qortim për lojtarin dhe mospërsëritjen e gjesteve të tilla.

Ky është një lajm shumë i mirë për “mbretërit” në fuqi të Europës, që do të kenë në organikën e tyre një nga lojtar kryesor të skuadrës. Garet Bejl ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 2 asiste deri tani në La Liga për Realin e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online