Në basketboll, sidomos ne NBA, shkëmbimet e çmendura nuk mungojnë në asnjë merkato dhe kështu duket se do të ndodhë dhe në futboll këtë vit. Kjo merkato parashikohet shumë e nxehtë për Nejmar. Sipas “Le Parisien”, PSG dëshiron të përfitojë plot 100 milionë euro më shumë nga shitja e Nejmar, pasi e bleu këtë të fundit për 222 milionë euro nga Barcelona.
Kampionët e Francës duan ta shesin Nejmarin, sidomos pas komenteve të këtij të fundit, por nuk kanë ndërmend të shikojnë asnjë ofertë poshtë 300 milionë euro. “Le Parisien” deklaron se kjo është shuma minimale që PSG do të pranojë për shërbimet e ylli brazilian.
Flitet se Barcelona është skuadra e ardhshme e Nejmar, me 26-vjeçarin që mund të rikthehet në Camp Nou. 300 milionë eurot mund të ulen me përfshirjen e disa lojtarëve në operacion, si Umtiti, Rakitiç dhe Dembele. Të tre këta lojtarë pëlqehen nga PSG dhe në rast se përfshihen në marrëveshje, Nejmar do të kushtonte më pak se 100 milionë euro.