Rivaliteti mes Interit dhe Milanit njihet në të gjithë Botën dhe derbi i Madoninës është një ndër më të shikuarit dhe më të luftuarit në futboll. Të dyja klubet e Milanos kanë tifozë të shumtë në të gjithë globin, po ashtu dhe në vendin tonë, ku Seria A është kampionati më i shikuar dhe më me shumë fansa.
Gjithashtu, për të dyja klubet si në Shqipëri po ashtu dhe në Kosovë janë krijuar “fan clube”, siç janë “Milan Club Albania”, apo dhe “Inter Club Kosova”. Të dyja këto “fan clube”, këtë fundvit kanë bërë një gjest fantastik dhe për t’u marrë shembull nga çdo tifozeria.
Pjestarë të “Inter Club Kosova” kanë shpërndarë ushqime për familjet në nevojë në Kosovë, konkretisht në Prishtinë, Gjilan e Ferizaj. Ndërkohë, gjithashtu dhe “Milan Club Albania” ka bërë të njëjtën gjë, duke shpërndarë ndihma drejt familjeve në nevojë. Një gjest me të vërtetë për t’u vlerësuar.