Tyson Fury-t i mjaftuan dy raunde për të fituar duelin me boksierin gjerman Tom Schwarz. Në daljen për shtyp pak orë pas përballjes, boksieri anglez zbuloi planet për duelet në të ardhmen e afërt.
“Dueli i radhës do të jetë më datë 21 shtator ose 5 tetor, ende nuk e kemi vendosur plotësisht. Muajin tjetër do të bëhet i ditur emri i kundërshtarit. Më pas do të përpiqemi që të arrijmë në marrëveshje me Deontay Wilder. dua ta bëj timin atë brezin jeshil që mban ai (WBC) . Mendojmë se fillim të 2020-ës është data e duhur”.
Promotori i Fury-t, Bob Arum, u shpreh besimplotë se nëse gjithçka shkon siç duhet, përballja Fury – Wilder do të kalojë rekordin duelit legjendar midis Floyd Mayweather Jr dhe Many Pacquaio që arkëtoi 300 milionë dollarë.