Masato Fukui u bë i njohur në futbollin tonë kur ishte pjesë e Tiranës në sezonin 2015-2016. 29-vjeçari kaloi vitin tjetër te Skënderbeu, por në Korçë nuk la gjurmë. Sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e Kamzës, por japonezi nuk u nda mirë me drejtuesit.
Shkaku? Pagat e prapambetura. Lojtari ofensiv ka qenë sot në ambientet e FSHF-së për të paditur klubin e Kamzës për rrogat e pashlyera. Ai është i lodhur dhe e ka mbyllur me kampionatin tonë. Kamza tenton ta afrojë përsëri në ekip, por japonezi është i prerë.
“Dua të mbyll problemet e mia dhe do të largohem drejt vendit tim për momentin. Do të shikoj të gjej ndonjë ekip në Europë, por në Shqipëri nuk kthehem më”, konfirmoi Fukui për SportEkspres.com.