Bushi: Duhet 200%, urojmë që Spanja të jetë në ditën e saj më të zezë

Trajneri i skuadrës U21 Alban Bushi ka folur në një konferencën për shtyp, ku ka bërë publike dhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës me Spanjën. Sigurisht duke ditur cilësitë e kundërshtarit, Bushi është i vetëdijshëm që e pret një ndeshje e vështirë, por në anën tjetër është shumë i kënaqur me gjendjen e lojtarëve të tij, pasi për të parën herë do të ketë lojtarë që kanë minuta në këmbë. Nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe një koment në lidhje me mungesat, por dhe për faktin se pse Ramadani dhe Abazaj nuk janë pjesë e listës së Panuçit.

“Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipit U21 që nuk janë këtë radhë, për faktin se ne po ndërtojmë skuadrën për të ardhmen dhe jo për shkak merite. Mund të veçoj këtu Laçin, Çinarin, Durmishajn, Krymin, Bytyçin, Çollakun dhe Tolin. Ata janë të datëlindjeve 96-97 dhe nga tetori e pas duhet të mendojmë për lojtarët 98-99 dhe nuk i mendojmë për edicionin e ri.  Aty ku kemi pasur probleme kemi marrë lojtarë që janë të datëlindjeve më të hershme. Lojtarët që i përmenda, nuk janë afruar pasi kemi alternativa në ato pozicione ku ata aktivizohen. Dua t’i falënderoj për punën e bërë dhe kemi kaluar mjaft mirë. Nuk i dihet në të ardhmen, ndonjëri prej tyre mund të jenë sërish me ne për dy ndeshjet e ardhshme”.

RENDITJA – “Zhgënjim ka, por kur i marrim ndeshjet me radhë nuk jam i zhgënjyer, pasi kemi bërë mirë. Kemi prodhuar futboll dhe kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira. Na ka munguar eksperienca. Me lojën që kemi zhvilluar  në Spanjë do të luanim për kualifikim. Kemi pasur lojtarë të rinj që nuk kanë pasur shumë minuta në klube, ndryshe nga kundërshtarët. Janë lojtarë që janë premtues për kombëtaren e parë. Panuçi ka marrë 5 lojtarë nga Shpresat. Nuk kam zhgënjim, por në kompleks nuk e meritonim aty ku jemi. Matematikisht jemi ende në lojë për vendin e  dytë”.

“Ekipi është i kompletuar. Lojtarët kanë pasur minuta në këmbë dhe kemi edhe dy lojtarë nga skuadra e parë si Ramadani dhe Abazaj. Kampionatet kanë filluar herët. Do të bëjmë një lojë të mirë. Do të shënojmë në Spanjë, por nuk do të luajmë lojën tonë të zakonshme. Ne do luajmë me kujdes, pasi Spanja është një ekip që po ju hape mund edhe të shkatërrojë totalisht. Duhet të japim 200% për të përballuar Spanjën. Nëse ata japin 30-40% ne me 100% nuk i përballojmë dot. Duhet të japim më shumë nga vetja jonë për të marrë 1 pikë ose një fitore në Spanjë. Urojmë që ne të jemi në ditën më të mirë dhe Spanja në ditën e saj më të zezë. Unë shoh skuadrën që ka një situatë mjaft të mirë, pasi lojtarët kanë luajtur ndryshe nga e shkuara. Se sa japin në fushë mbetet për t’u parë”.

“Për Kombëtaren A e di trajneri Panuçi. Unë jam i kënaqur që Abazaj dhe Ramadani janë me ne. Abazaj nuk luan prej pak kohësh, por them se do të bëjë mirë. Besoj se do jenë zgjedhje taktike ose teknike se pse trajneri nuk i ka marrë në ekipin e parë, por atë e di trajneri. Jam i kënaqur që do jenë me ne”.

“Kemi lojtarë të afirmuar dhe nuk mund të themi se janë provë për skuadrën e parë të Kombëtares. Kemi lojtarë që shumë shpejt do i shohim në kombëtaren e parë. U duhet pak kohë për t’u ambientuar”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online