Laçi ka shpresa për të kaluar në turin e dytë në Europa League dhe do i provojë shanse që ka ditën e enjte. Sigurisht që bardhezinjtë e dinë se Anorthosis Fagamusta është një ekip cilësor dhe këtë e panë edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Qipro. Rezultati 2-1 u jep mundësinë kurbinasve që me një triumf 1-0 t kalojnë turin.
Ndërkohë drejtuesit kanë nisur të mendojnë edhe për organizimin e ndeshjes dhe janë përcaktuar çmimet e biletave. Në tribunën kryesore një kushton 1000 lekë, kurse në ballore dhe pas porte 300 lekë. Klubi gjithashtu bën thirrje që të futen mjete piroteknike në stadium, pasi do kishte probleme për klubin.