“Fshirja e mentalitetit…sa gola do të hamë”/ Laçi ka shembullin e Dritës dhe Vllaznisë, fjalët e Altin Lalës duhen dëgjuar para Anderlehtit

Laçi arriti që të kryente mrekullinë e parë në Conference League duke eliminuar Craiovan. Skuadra rumune ishte favorite kryesore për të kaluar në raundin e tretë, por hasi qëndresën e kurbinasve që ia dolën falë fitores së arritur në Shqipëri me shifrat 1-0. Tanimë puna vështirësohet edhe më tepër pasi Laçi do të ndeshet me Anderlehtin. Janë shumë të pakta rastet që mund të gjejmë kur një ekip shqiptar ka arritur që t’i jap tronditje të madhe një ekipi që futet te më të mirët në Europë. Në këtë pjesë hyn padyshim edhe çështja e mentalitetit. Disa kohë më parë kur diskutonim me Altin Lalën për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglië, legjenda e Kombëtares shprehej për “Sport Ekspres”:

“Kjo është një ndeshje që ne nuk kemi se çfarë të humbim, duhet të tentojmë që të marrim pikët se presionin e ka kundërshtari. Por kjo nuk do të thotë që të futemi në fushë sikur të jemi super inferior. Këtu është edhe një lloj ndryshimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. E shoh opinionin sportiv dhe mediat në Kosovë. Kanë besim të madh në vete dhe shpesh të tepruar se do të dalin me rezultat pozitiv në çdo rast. Ndërsa te ne gjithmonë pyesim: “Sa gola do hamë këtë herë?”. Prandaj them se duhet të kemi besim te lojtarët tanë dhe te vetja, vetëm në këtë mënyrë ia dilet”, do të shprehej Altin Lala.

Këtu janë fjalët që duhet të dëgjohen edhe te lojtarët e Laçit para ndeshjes me Anderlehtin. Në Shqipëri ka përparime të dukshme në futboll, por lufta kryesore duhet të jetë te mentaliteti. Nëse bëhet fjalë për ndeshje të këtij niveli vazhdon ende diskutimi i “sa gola do të hamë”, me arsyetime të përgatitura për të shpjeguar humbjen ende pa u zhvilluar ndeshja e parë. “Ishte kundërshtar shumë i fortë, nuk mund të merrnim më shumë”.

Por rasti i Dritës me Fejnordin tregoi se jo gjithmonë bëhet fjalë për eksperiencën në Europë dhe vlerat në letër. Pas barazimit në shifrat 0-0 në shtëpi, Drita do të udhëtonte në transfertën e Holandës. Thuajse gjithë tifozeria ishte e bindur se ekipi i tyre do të kalonte më tej në bazë të komenteve që vinin në rrjetet sociale. Ndërkohë edhe vetë lojtarët shpreheshin se do të jepnin gjithçka nga vetja, deri në pikën e fundit, vetëm që të kualifikoheshin më tej.

Sigurisht që nëse bëhej fjalë për një ekip nga Shqipëria zyrtare nuk do të kishim të njëjtën sjellje, në të njëjtën situatë. Fjala kualifikim nuk do të përmendej nga askush edhe nëse ndeshja e parë do të përfundonte si te Drita-Fejnord. Të trembur nga emri i madh, fitoret arrihen që në momentin kur dalin goglat nga shorti. Ndërkohë në stadiumin e mbushur të Fejnordit që të ”frikësonte” edhe kur e ndiqje ndeshjen nga televizori, Drita nuk e humbi kurrë besimin te vetja dhe ia kaloi presionin kundërshtarit. Një fitore e marrë në shifrat 3-2 vetëm në minutën e fundit nga ekipi holandez që ka festuar si të fitonte “Champions League”.

Sa i përket Shqipërisë është thuajse e pamundur që të gjesh aktualisht një tifozeri, klub dhe media që të lidhen bashkë për të njëjtin qëndrim në “sfidat e pamundura”. Vllaznia i përafrohet më tepër këtij mentaliteti të duhur pasi ka më tepër besim dhe optimizëm te skuadra. Kjo u tregua fare mirë te përmbysja ndaj Siroki Brijeg, megiithëse në ndeshjen e parë u quajtën llogaritë e mbyllura pas humbjes 3-1. Gjithashtu edhe ndaj AEL Limasol ishte qëndrimi i duhur me bindjen e madhe te futbollistët se do të kalonin më tej në raundin e tretë të Conference League. Pavarësisht sesi shkoi historia dhe rezultati, ky duhet të jetë shembulli dhe mënyra sesi ekipet tona duhet të futen në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online