“Është si llotaria kur ndihesh fitues”, në Rumani e quajnë si orakulli që parashikoi dështimin: Mos qesh me të keqen e tjetrit

Nëse në Rumani u prit si një befasi e hidhur eliminimi i të tre ekipeve përfaqësuese të kampionatit të tyre, përfshirë edhe Universitatea Craiovan që mbeti jashtë Ligës së Konferencës prej Laçit, për trajnerin Marius Sudumica nuk ishte aspak e tillë. Ky i fundit ka nisur të quhet ndryshe si “orakulli”, teksa e parashikoi një skenar të tillë, pavarësisht rivalëve që rumunët do të kishin përballë. Sudumica ndjen keqardhje për eliminimin e Universitatea Craiova, Sepsit dhe Steauas së Bukureshtit, gjë të cilën e shpreh në një prononcim të tij për mediat.

“Ju e dini antipatinë ndaj disa ekipeve në Rumani, por më vjen keq për dështimin. Ishte mbrëmje e keqe. Nuk jam i kënaqur me rezultatet e ekipeve rumune në Europë. Humbasim koeficentin tonë në vend dhe humbasim si vend. Kjo është si llotari. Hidhet llotaria, ndihesh fitues dhe je i lumtur. Mua më erdhi keq për Sepsin, se luajtën mirë. Kishin rival më të fortë nëse e krahasojmë me ata nga Kazakistani dhe Shqipëria. Unë nuk qesh kurrë me të tjerët. Futbolli është aq pervers sa të godet me shpullë kur bota jote është e lumtur. Nëse të pëlqen e keqja e tjetrit, i bën gropën tjetrit dhe bie vetë brenda”, ka thënë Marius Sudumica./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online