Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë zyrtare problemin e vendit të zhvillimit të ndeshjes zyrtare eleminatore kundër Maqedonisë, për Botërorin “Rusi 2018”. FSHF ka realizuar edhe korrespondencën e duhur dhe të menjëherëshme zyrtare me UEFA-n.
FSHF u është drejtuar vetë homologëve maqedonas në fillim të muajit qershor në lidhje me vendin e zhvillimit të ndeshjes.
Përpos kësaj, nisur edhe nga rrethanat e një ndeshjeje delikate, UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standartet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes elemanitore zyrtare.
Pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eleminatore e shtatorit Maqedoni-Shqipëri të luhet në stadiumin e Strumicas, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurt në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin “Filipi i 2-të”.
FSHF i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes në një impiant që nuk i plotëson standartet ndërkombëtare, por sipas korrespondencës dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje.
Po ngrijeni zerin dhe mos pranoni more legena te paafte. Izraelitet erdhen ketu dhe bene lemsh gjithcka per gjoja mungese sugurie kerkoni dhe ju te njejten gje per mungese sigurie dhe racizem ndaj tifozeve shqiptare. Ju jeni si federate plehra dhe katunare ashtu sic eshte drejtuesi juaj injorant dhe katunar. Kerkoni me force te drejtat tuaja te ligjshme sic do bente cdo ekip normal ne bote.