FSHF sqaron: Pasardhësi i De Biazit, vendosim në korrik

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të hedhë pak dritë mbi çështjen e pasardhësit të Xhani De Biazit, duke parë që çdo ditë qarkullon nga një emër i ri.

Me një komunikatë zyrtare në faqen e vet online, FSHF sqaron se po bisedon me shumë trajnerë dhe procesi është i gjatë, por brenda korrikut do të zgjidhet emri i ri për stolin e kombëtares shqiptare.

NJOFTIMI

FSHF: TRAJNERI I RI I KOMBËTARES ZGJIDHET BRENDA MUAJIT KORRIK!

Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi. Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proçes që kërkon kohën e duhur. FSHF ka nisur pikërisht me proçesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm. Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar. Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online