FSHF e mban sekret, drejtësia në Tirana-Kastrioti vjen nga jashtë

Kategoria Superiore luan sot javën e 34-t, ku sfida më vendimtare është ajo që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Kastriotit. Të dy ekipet luajnë fatet e sezonit, pasi do të vendoset çështja e mbijetesës.

Kryqytetasit janë dy pikë më lart se krutanët, por një disfatë në ndeshjen e sotme do e komplikonte në maksimum situatën e tyre. Arbitrimi, si gjithnjë në vendin tonë është një çështje më vete dhe pak momente më parë është raportuar se drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjyqtarë të huaj.

“Proçesi Sportiv” raporton se kjo ndeshje  do të gjykohet nga arbitra që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Të dyja ekipet presin gjykim të drejtë dhe nga frika e ndërhyrjeve është gjetur kjo zgjidhje nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online