Frymëmarrje për Milanin, shitja e dy mesfushorëve “mbush” arkat

Milani është një ndër klubet që pritet të jetë më aktiv këtë merkato, por shpenzimet që do të bëhen janë me laps e me letër, pasi rregullat e “fair-playt financiar”, kërcënojnë kuqezinjtë. Së fundmi, në mediat italiane dhe jo vetëm është diskutuar çështja e transferimit të dyshes Sosa-Kucka drejt Trabzonsporit, ku turqit ende nuk kanë paguar për blerjen e tyre.

Siç ka raportuar ditën e sotme “Gazzeta dello sport”, drejtuesit e ekipit turk do të paguajne për të dy lojtarët dhe në arkat e kuqezinjve do të derdhen në total 12 milionë euro për të dy lojtarët. UEFA kishte paralajmëruar ekipin e Trabzonsporit, se në rast se nuk do të kryenin pagesën, atëherë automatikisht, Juraj Kucka dhe Hose Sosa do të riviheshin kuqezi.
Përkatësisht nga transferimi i dy mesfushorëve, “djalli” përfiton 5 milionë euro nga sllovaku dhe 7 të tjera nga argjentinasi Sosa. Tashmë, me 12 milionë eurot që ekipi turk do të paguajë, buxheti i Milanit shihet të ketë frymëmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *