“Frikë vetëm mos mbivlerësojmë Apoloninë”! Ka edhe nuanca humori, Starova për La Liga-n: Ka pasur tolerime, duket kush hapi rrugë

Sulejman Starova është pjesë e panelit të përhershëm në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” nga Gerti Çarçani. Në mbrëmjen e sotme ky emision ka nisur me deklaratën e presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima, i cili edhe njëherë tjetër është zotuar se nuk do të tolerojë asgjë kundër Teutës.

Menjëherë pas fjalëve të tij, Starova është ndier disi i ofenduar për mënyrën sesi po paraqitet situata edhe nga mediat. Kjo pasi po vihet në diskutim në një farë mënyre edhe forca e Teutës, që pret t’i hapet rruga nga Apolonia. A ka frikë kjo skuadër para ndeshjes së fundit? “A jemi të trembur?

E kemi treguar trembjen, se nuk kemi pasur frikë gjithë vitin. Por sigurisht që ka ankth kur pret diçka të madhe. Tani duhet të punojmë që t’i kthejmë këto emocione në pozitive. Për nënvlerësim nuk ka shans, por nuk duhet të kemi mbivlerësim”, u shpreh Starova.

Gjithashtu në studio ka pasur nuanca humori teksa drejtori i Teutës është shprehur se tolerimet kanë ndodhur edhe në La Liga atje ku duket se kush hapi rrugë dhe se cilat ishin skuadrat që ranë nga kategoria. Por sigurisht që pyetjes së ngritur nga ana e Nevil Dedes nuk mund t’i përgjigjet njeri: “E gjejmë dot ne këtë?”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online