“Barcelona bëri futbollin më të bukur, por nuk fitoi kampionatin”! Brdariç: Fjala e parë që mësova shqip ishte “nesër”, për gjithçka lihet…

Thomas Brdariç ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Trajneri i Vllaznisë është shprehur se skuadra e tij është me këmbë në tokë dhe nuk mund të flasë që në këtë moment për fitore me goleadë kundër Laçit. Kur pyetet për fjalën e parë që ka mësuar në gjuhën shqipe, tekniku gjerman shprehet se shqiptarët për gjithçka thonë “nesër”.

“Në Shqipëri po flasin të gjithë për atë që është e mundur apo e pamundur. Shpresoj që të kemi ekipin më të mirë për të mposhtur Laçin. Kemi shumë respekt për kundërshtarët. Folëm shumë për Teutën dhe Vllazninë, por edhe Partizani ka bërë një sezon shumë të mirë. Kam takuar edhe drejtorin e Partizanit, ky ka qenë një sezon “fair” dhe me balancë. Tani uroj që situata të kalojë në favorin tonë.

Barcelona bënë futbollin më të bukur në Spanjë, por nuk e fitoi kampionatin. Ekipi që do të fitojë titullin është ai që do të shënojë golat më shumë. Nuk jemi klub arrogant, qëndrojmë me këmbë në tokë. E njohim shumë mirë Laçin dhe forcën që ka. I dua djemtë e mi shumë, dua shumë që të qëndrojë te Vllaznia. Megjithatë duhet të jemi të durueshëm. Fjala e parë që mësova në shqip është: “Nesër”. Për gjithçka lihet në ditën tjetër”, thotë Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online